LAJMI I FUNDIT:

Ekstazi për mjekimin e traumave të luftës

Ekstazi për mjekimin e traumave të luftës

Mjekët izraelit janë duke hulumtuar ndikimet e ekstazit në mjekimin e ushtarëve nga traumat e luftës. Ekstazi është një droge e njohur "rekreative" të cilën të rinjtë e marrin gjatë ndejave të ndryshme.

Ekstazi është një drogë psikoaktive, gjysmësintetike, përbërësi kryesor i së cilës është MDMA, i cili është sintetizuar që para njëqind vitesh.

Mjekët Rakefet Rodrigeuz, Serigo Marchievski dhe Marina Kaufchicz nga klinika Beer-Yakov eTel Avivit, janë të bindur se psikoterapia është thelbi i mjekimit të traumave pas lufte, dhe mendojnë se ekstazi mund të jetë i dobishëm në mjekimin e tyre.

Duke e eksperimentuar me MDMA, psikiatrit besojnë se faktorët nxitës dhe qetësues të ekstazit jo vetëm që mund ta nxjerrin pacientin nga trauma, por mund t’i ndihmojnë edhe ta mposhtin atë.


Nëse kjo vërtetohet eksperimentalisht atëherë mund të zhvillohen metoda të reja të trajtimit të simptomave post-traumatike të operacioneve pas luftës.