Përveç taksës në miellin e Serbisë që hyn në Kosovë në korrikun e vitit 2016, sipas përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Serbisë dhe të zyrtarëve të Ministrisë së Tregtisë së Serbisë, Kosova ka vënë taksë edhe në materialin ndërtimor që hyn në Kosovë nga Serbia.
Kjo masë ishte ndërmarrë për shkak të çmimit më të ulët të shitjes së materialit ndërtimor blerësve në Kosovë sesa të atyre në Serbi.
Kjo masë, sipas prodhuesve të materialit ndërtimor të jugut të Serbisë i ka goditur fabrikat që prodhojnë material ndërtimor, të cilat, siç thonë ata kanë zvogëluar eksportin për një të tretën.
Për këtë masë të Prishtinës, siç raportojnë mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, do të bisedohet në Beograd në një takim të Sekretariatit të CEFTA-s, në të cilin Prishtina do ta marrë kryesimin nga Beogradi në këtë organizatë.
Siç precizohet në një njoftim të Grupit të Prodhuesve të Materialit Ndërtimor të Serbisë, fabrika “Mladost” në Topliçka Mala Plana me dekada ka plasuar 80 për qind të prodhimit të vet në tregun e Kosovës. Kjo pjesëmarrje tani ka zbritur në 50 për qind, shkruan “Zëri”.
“Kjo taksë prej 2 centësh për një bllok ndërtimi për një kamion me blloqe bën 80 euro, gjë që ngrit çmimin në Kosovë për rreth 12 për qind. Nëpër depo janë krijuar stoqe të mëdha dhe ato janë pasojë edhe e kësaj takse, gjë që pamundëson shitjen dhe për këtë arsye ka ardhur në pyetje edhe funksionimi i fabrikës dhe ajo mund të mbyllet”, ka thënë drejtori i fabrikës së materialit ndërtimor “Mladost”, Millosh Dushiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Trump: E gjithë bota po na grabit

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker