LAJMI I FUNDIT:

Eksporti prej 700 milion € , bazohet në projeksionet e “Ferronikelit”

Eksporti prej 700 milion € , bazohet në projeksionet e “Ferronikelit”

Qeveria e Kosovës ka paraparë që në periudhën afatmesme,deri në vitin 2011 eksportet e Kosovës të dyfishohen nga 343 milion euro sa janë tani në 659 milion euro.

“Eksportet pritet të rriten gjatë periudhës së projektuar, nga vetëm 343 milion euro në vitin 2007 në 659 milionë euro deri më 2011, një rritje kjo prej rreth 92 përqind. Marrë parasysh bazën e vogël startuese, shkalla mesatare e rritjes prej 17.7 për qind në vit nuk duket të jetë joreale”,thuhet në Kornizën Afatmesme të shpenzime të qeverisë së Kosovës.

Sipas saj, ky parashikim pjesërisht merr parasysh projeksionet e kompanisë minerare “Alferon”-Ferronokeli për eksportet në vitet vijuese.

“Për më tepër, zhvleftësimi i pritur real i shkallës së këmbimit nga viti 2008 në vitin 2011, prej afërsisht 10 përqind, do të ofrojë gjithashtu një shtytje për eksportet dhe për zëvendësim të shtuar të importeve”


Por dokumenti I qeverisë veç rritjes së eksporteve parasheh edhe rritje të importeve dhe përkeqësim të bilancit të pagesave.

“Ndonëse në terma nominale bilanci tregtar përkeqësohet,duke u rritur nga 1.3 miliardë euro më 2007 në 1.7 miliardë më 2011, si pjesëmarrje në Prodhimi e Përgjithshëm Kombëtar-GDP, ky bilanc përmirësohet nga rreth -40 përqind më 2007 në rreth -38.0 përqind më 2011”,saktëson dokumenti./Telegrafi/