Eksperti i çështjeve ekonomike, Muhamet Mustafa, profesor universitar e ish-deputet në Kuvendin e Kosovës, ka bërë një analizë mbi efektet e taksës në importe nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina në buxhet dhe më gjerë, duke thënë se këtë e bën pa dramatizim.
Si fillim ai ka nxjerr dy pika kyçe. Ka thënë se “deficiti tregtar me Serbinë nga viti 2005 deri në fund të vitit 2017 është rritur nga 104 milionë euro në 401 milionë euro ose 2.8 herë (280%)”.
Si pikë e dytë, sipas tij, “CEFTA, BE-ja dhe ata që e mbështesin tregtinë e lirë më së paku mund ta akuzojnë Kosovën për qëndrimin dhe përkushtimin ndaj tregtisë së lirë”.
“Problemet duhet t’i kërkojnë gjetiu”, ka thënë ai.
Lexojeni të plotë analizën e Muhamet Mustafës:
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vënë një taksë 100% në importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina pati edhe brenga lidhur me efektet negative të kësaj mase në Buxhetin e Kosovës, për ndikimet në çmimet e konsumit dhe tek prodhuesit që importojnë lëndë të parë nga këto vende.
Ndonëse kam qene mjaft aktiv me postime për aspekte të ndryshme të këtij problemi, pasi pati edhe ca ftesa që të elaboroj pak më gjatë këto probleme (sidomos nga miku im e analisti Nexhmedin Spahiu) po e adresoj shkurt dimensionin ekonomik të masave, edhe pse mendoj se edhe aspekti politik ishte po ashtu, në mos ma shumë relevant prapa vendimit të Qeverise. Pa e nënçmuar këtë aspekt po përqendrohen në aspektet ekonomike.
Në një debat qe patëm në njërin nga televizionet tona ditën kur u vu taksa një bashkëbisedues aty e koleg imi parashikoi ndikime të renda në buxhetin e Kosovës. Prandaj po merrem së pari me këtë aspekt ngase këtë çështje nuk mundëm ta eksplorojmë aty. Tema shumë ishim pese bashkëbisedues dhe koha ishte gjithsejte një ore. Nuk mendoj se te ardhurat e Buxhetit te Kosovës do të duhej të dëmtoheshin nga kjo masë. Kjo do të ndodhte vetëm në rastin se rreth 450 milionë importe që tani vijnë nga Serbia, nuk do te zëvendësoheshin nga prodhimi vendor ose importe nga vende te tjera. Për importet nga Serbia dhe BeH importuesit edhe ashtu nuk kanë paguar doganë, por vetëm TVSH. Kjo do të paguhet edhe tash edhe nëse importi vije nga vendet e tjera e edhe për prodhimet vendore. Nëse çmimet e mallrave te importuara do të jenë më të larta se sa ato në Serbi, për arsye te transportit e edhe te tjera ta zëmë 5 apo 10 % ose diçka më tepër për aq do të rritet edhe TVSH që do të vie në buxhet dhe rrjedhimisht edhe të ardhurat në buxhet (për shembull për importet nga Turqia, me te cilën ende nuk e kemi nënshkruar marrëveshjen për tregti te lirë). Nëse importojmë jashtë vendeve të CEFTA do të paguhet edhe doganë dhe edhe kjo do të rrisë buxhetin. Ndaj kjo ishte një brenge kryesisht e paarsyeshme.
Cili do të jetë ndikimi potencial tek konsumatorët, apo ndikimi inflator, me rritjen e çmimeve të prodhimit ose konsumit. Kjo do të mund të llogaritej përafërsisht saktë nga ASK nëse shohim ndikimet në shportën e konsumatorëve, përkatësisht peshën specifike te mallrave te importuara nga Serbia ne shportën konsumuese ne baze te cilës ASK llogarite inflacionin. Ne mungese te kësaj po marr një model të të thjeshtësuar. Nëse nisemi nga statistika e publikuar (ASK, Tregtia e jashtme, 2017) shohim se importet nga Serbia përbejnë rreth 15% të importeve të gjithëmbarshme. Nëse supozojmë se importi nga vendet e tjera qe i zëvendëson këto produkte do te jete me i shtrenjte 10%, dhe kjo transponohet linearisht tek niveli çmimeve (e kjo nuk ngjet ne realitet) atëherë niveli i përgjithshëm i çmimeve te këtyre produkteve do të mund të rriteshin me këto përqindje, por efekti në shportën e konsumit do duhej të ishte më i vogël, pasi kjo % do te vlente vetëm, për këto produkte e jo edhe për te tjerat. Pra vetëm çmimi i 1/5 e importeve do te rritej me 10 %. Sipas supozimit tone. Thash qe këto janë supozime vetëm për ta ilustruar problemin,. Llogarite e sakta mund te behën ne baze te shportës me te cilën llogariten çmimet e konsumit ne Kosove dhe peshën specifike qe kane mallrat e caktuara ne te. Sipas te njëjtit burim te te dhënave (ASK 2017) shohim se Kosova importon nga Serbia 21 milionë euro pije joalkoolike (thuaja të gjitha të zëvendësueshme me produkte vendore); 17 milionë sheqerna, melasë mjaltë (zëvendësohet kryesisht nga importi), 14 milionë grurë e misër ( zëvendësohet kryesisht nga importi, me çmim më të lartë ndoshta 10-20%), varësisht nga situata këtu Qeveria duhet të shikojë një intervenim me subvencionim te çmimeve te bukës; nga Serbia importohen edhe 14 milion përgatitje nga drithi dhe mielli (i zëvendësueshme nga importi dhe prodhime vendore dhe gjithashtu edhe 14 milion vajra dhe yndyra ushqimi vegjetbel e te papërpunuara e qe gjithashtu zëvendësohen lehte nga importi dhe edhe nga prodhimi vendor. Ke to janë grupacionet kryesore te importit për shportën e konsumatorëve ne Kosove, dhe ndikimi tyre ne çmimet e kësaj shporte qe nuk do te duhej te ishte me ndikimi te papërballueshëm dhe te ndikonte ne ndonjë spirale inflatore. Hiperbolizimi këtij ndikimi është i dëmshëm ne këtë situate. Megjithatë Qeveria nuk duhet as ta nënçmoje. Duhet nxjerr llogari të sakta dhe duhet përshtatur buxhetin për neutralizim të këtij ndikimi.
Një ndikim tjetër ndoshta më seriozi që do trajtim urgjent është neutralizimi i efekteve tek prodhuesit e Kosovës që lëndën e parë dhe inputet e tjera i importojnë nga Serbia në një përqindje të lartë. Para dy tri ditësh isha në Fabrikën e radiatorëve ENRAD nga Gjilani. Ata janë furnizuar me llamarinë e çelik nga Smedereva për të prodhuar radiatorë dhe kaldaja. Në këtë moment ata nuk mund ta përballojnë assesi shtrenjtimin e lendes se pare 100%. Ju duhet edhe kohe për riorientim ne tregje alternative. Këtu Qeveria duhet te bie një vendim urgjent qe taksa qe paguajnë ata kur importojnë lenden e pare te ju evidentohet dhe aty për aty te neutralizohet me kthim te saj për një kohe derisa te sigurojnë alternative furnizimi, ose derisa Serbia nuk korrigjon politikat e veta. Ndikimi këtij operacionin për buxhetin është neutral ne krahasim me gjendjen para masave.
Përndryshe ndikimet pozitive te këtyre masave krahas uljes se varësisë nga importi nga Serbia , mund te jene edhe tek edhe ne rritje e prodhimit vendor dhe konsumimin e produkteve vendore. Ne ekonomi është i njohur efekti i ashtuquajtur i i multiplikatorit. Çdo Euro e shpenzuar ne blerjen produkteve vendore dhe inputeve vendore te prodhimit ka një efekt multiplikues 3-5 here , varësisht nga struktura e produktit , pra ajo euro bën një xhiro ne vend duke i kontribuar rritjes ekonomike dhe vendeve te reja te punës. Eurot qe shpenzojmë për importe e bartin ketë efekt tek vendi ku importojmë. (Natyrisht kjo nuk vlen vetëm për importet nga Serbia). Mu për ketë tani edhe ne diskutimet teorike, po korrigjohet një eufori qe erdhi gjate viteve 90, dhe dekadën e pare te këtij shekulli, si pasoje e te cilës ishin neglizhuar politikat aktive industriale për ri industrializim te ekonomive ne tranzicion, ose ekonomive qe janë ballafaquar me nevoje te rikonstruktimit pas luftës dhe sanimit te një dezinsutrializimi brutal siç është rasti me ekonominë e Kosovës. Pra nga ekonomistë e nobeliste shumë eminente po sugjerohen politikat qe rrisin ofertën vendore dhe aftësinë e saj konkurruese (supply – side policies). Kosova nuk mund të akuzohet se është kudër parimeve të CEFTA-s e tregut të lirë. Ajo është, krahas Shqipërisë, respektuese rigoroze e atyre primeve më shumë se gjithë vendet e tjera të CEFTA e sidomos me shume se Serbia e BeH. Ajo me këtë vendim nuk po e suspendon ekonominë lire. Ka problem vetëm me dy vende dhe 15% , përkatësisht 3% ( Be H) te importeve. Pra nga vende qe godasin pozitën e saj ndërkombëtare dhe sovranitetin e saj. Përndryshe po te ishte fjala për suspendim te tregtisë se lire dhe konkurrencës fer përkrahja ime ndaj vendimit te Qeverise do te dallonte shume nga ajo qe kam bere si udhëheqës i Riinvest ose deputet. Unë besoj se vetëm tregu i lire, konkurrenca fer dhe politikat aktive zhvillimore dhe industriale për rritje te ofertës vendore janë çelësi i prosperitetit ekonomike te Kosovës dhe ekonomive te ngjashme si kjo e Kosovës.
Përndryshe ,për te ilustruar se gjithsesi ka qene e nevojshme te ndermirën mase për te rregulluar, midis tjerash edhe tregtinë me Serbinë (pavarësisht aspekteve politike) mjafton te kemi ne vëmendje se deficiti tregtar me Serbinë nga viti 2005 deri ne fund te vitit 2017 është rritur nga 104 milionë euro në 401 milion Euro ose 2.8 herë, ndërkohe qe deficiti i përgjithshëm ne këmbimin tregtar I Kosovës ne këtë periudhe është rritur rreth 2.4 herë, (40% më pak). E kam thëne edhe ne raste te tjera se Kosova ka nënçmuar gjate këto probleme dhe ka injoruar rekomandimet qe ti adresoje. Një kthese pozitive është bere këto tri vitet e fundit me pakon fiskale 1 e 2 dhe gjithashtu edhe me disa masa qe janë marre në vazhdim të tyre vitin e fundit. CEFTA , BE dhe ata qe e mbështesin tregtinë e lirë më së paku mund ta akuzojnë Kosovën për përkushtimin ndaj tregtisë së lirë. Problemet duhet t’u kërkojnë gjetiu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje