Site icon Telegrafi

Eksperti amerikan i aviacionit ushtarak jep detaje për fluturaken që u rrëzua në Zagreb

Eksperti për aviacion ushtarak dhe redaktor i rubrikës The War Zone në portalin The Drive, Tyler Rogoway, pas shfaqjes së dëshmive vizuale, ka dhënë opinionin e tij për objektin që mbrëmë është rrëzuar në kryeqytetin kroat – Zagreb.

Në një tekst autorial, ka thënë se beson fuqishëm se bëhet fjalë për fluturake vëzhguese pa pilot Tu-141 “Strizh”, që duket se është prishur dhe kishte kaluar nëpër tërë territorin e Hungarisë apo pjesë të vendeve fqinje, dhe në Kroaci ka përfunduar duke fluturuar nga Ukraina, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Një fluturake e panjohur rrëzohet në Zagreb të Kroacisë, ekspertët dyshojnë se ishte ruse dhe fluturoi nga Ukraina

“Fluturimi direk nga kufiri i Ukrainës e deri në Zagreb është 350 milje (563 kilometra). Është raportuar se Ukraina ditëve të fundit ka vënë në qarkullin fluturaket e shpejta pa pilot nga koha e Bashkimit Sovjetik, në kohën kur Rusia ka filluar pushtimin e këtij vendi. Ukraina është operatori i vetëm aktual i Tu-141”, tha Rogoway,

E pas analizimit të copëzave dhe raporteve të organeve të sigurisë, Rogoway thotë se vetëm një fluturake i përshtatet copëzave që kanë mbetur dhe janë gjetur në Zagreb – bëhet fjalë për Tu-141.

“Njëri prej dy krahëve ka mbetur i paprekur, që na ka mundësuar të konfirmojnë dyshimet që i kishim. Megjithatë, fakti që ky dron ka udhëtuar kaq gjatë nga kursi është e habitshme dhe alarmante. Por kjo nuk do të ishte humbja e parë e Tu-141 në luftë. Një tjetër i tillë është rrëzuar në Ukrainë disa ditë më parë”, shtoi eksperti amerikan. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version