Ekspertët me qëndrime të ndara rreth konvokimit të Kuvendit në Maqedoni

Përderisa presidenti i shtetit Stevo Pendarovski dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi kanë qëndrime të ndryshme për atë nëse duhet ose jo të konvokohet Kuvendi për të konstatuar nevojën për vazhdimin e gjendje të jashtëzakonshme për shkak të Covid 19, të ndarë janë edhe ekspertët.
Eksperti i çështjeve juridike Naser Ziberi vlerëson se konvokimi i seancës së Kuvendit është i pa nevojshëm, pasi vetëm do të konstatojë nevojën për gjendjen e jashtëzakonshme dhe përsëri duhet të pezullojë punën e tij.
“Nuk shoh ndonjë arsye për ta problematizuar këtë çështje edhe pse sipas mendimit tim nuk ekzistojnë pengesa edhe të konvokohet seancë e parlamentit, por ajo seancë e parlamentit do të kishte vetëm këtë funksion të konstatoj se janë krijuar kushtet për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme si rezultat i ekzistimit të epidemisë dhe përfundon me kaq. Kushtetuta në fakt e ka zgjedhur edhe këtë çështje, do të thotë në nenin 125 thuhet se në qoftë se Kuvendi nuk mund të konvokohet, vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme e sjell Presidenti. Ne jemi në situatë kur Kuvendi nuk mund të konvokohet, qoftë nga fakti që është shpërbërë qoftë nga fakti që ekziston rreziku i përhapjes së epidemisë”, deklaroi Naser Ziberi, ekspert i çështjeve juridike.
Marko Trashanovski nga Instituti për Demokraci thotë se Kuvendi duhet të konvokohet pasi Qeveria ka marrë kompetenca të mëdha dhe duhet të ketë kontroll ndaj punës së saj.
“Shumë është me rëndësi që qytetarët të kenë përfaqësuesit e tyre përmes institucionit të Kuvendit, kundrejt pushtetit ekzekutiv i cili i ka të gjitha pushtetet për momentin. Argumentet se Kuvendit nuk mund të konstituohet janë shumë të gabueshme. Gjykata Kushtetuese me vendim të sajin në vitin 2016 konstatoi situatë të njëjtë siç jemi tani. // Kuvendi mund të mblidhet në situatë të gjendjes së jashtëzakonshme, që është në drejtim të kësaj që ne e themi. Plotësisht nëse Kuvendi nuk dëshiron këtë ta bëjë, rregullorja jep mundësi atë ta bëjë grup deputetësh. Që kuvendi përsëri të konstituohet ekzistojnë edhe argumente kushtetuese – juridike dhe politike-demokratike”, tha Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci.
Për shkak se përfundoi afati i vendimit për gjendje të jashtëzakonshme 30 ditore, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare presidenti i shtetit shpalli gjendje të jashtëzakonshme edhe për 30 ditët e ardhshme. Në fjalimin e tij ai përsëriti qëndrimin se Kuvendi duhet të konvokohet.
“Në situatë kur deputetët marrin rrogë, kur askush prej tyre nuk ka kërkuar apanazhë që pason pas përfundimit të mandatit. Do të thotë se ata ende janë me mandat të vlefshëm, ndërsa Kuvendi përsëri nuk punon, unë e marr përgjegjësinë me miratimin e një vendimi të këtillë, vetëm për atë sepse kemi gjendje të pa precedentë, kur është më e rëndësishme të ruajmë jetën dhe shëndetin e njerëzve, sesa të fshihemi pas interpretimeve juridike”, u shpreh Stevo Pendarovski, president.
Pas deklaratës së presidentit Pendarovski, kabineti i kryetarit të Kuvendit njoftoi se Talat Xhaferi mbetet në qëndrimin e shprehur se nuk ka kushte për konvokimin e institucionit ligjdhënës./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania