Efektet anësore mund të jenë shumë të rënda, thonë autorët e studimit
Hulumtimi më i ri ka treguar që orientimet për ndërprerje të shërimit me antidepresivë duhet të shprehen në një sërë përvojash të pacientëve, transmeton Telegrafi.
Direktivat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Efikase (NICE) sugjerojnë që shumica e njerëzve do të duhej të ndërprisnin përdorimin e antidepresivëve gjatë katër javëve.
Nëse kjo nuk u shkon për dore, atëherë duhet patjetër të kërkojnë ndihmën e ekspertit.
Veç kësaj, disa persona mund të ndiejnë simptoma të rënda, siç janë problemet me gjumin, shqetësimi dhe ndjenja e përzier.
“E dimë që fjala është për azhurnimin e direktivave lidhur me përdorimin e antidepresivëve të cilat duhet të harmonizohen me ato që dëgjojmë nga disa pacientë dhe mjekë të praktikës së përgjithshme. Psikiatrit kanë për obligim të marrin parasysh brengat e pacientit të cilët kanë përjetuar efekte anësore të rënda apo afatgjata të këtyre barnave”, thotë dr. Wendy Burn.
Ajo ka shtuar që antidepresivët mund të jenë shumë efikas në shërimin e depresionit mesatar apo të rëndë, posaçërisht në kombinim me shkuarjen e rregullt te psikiatri. /Telegrafi/