SHBA-të dhe Irani luajtën një nga ndeshjet më interesante të fazës së grupeve, ku amerikanët fituan me rezultat 1-0 , duke kaluar në mesin e 16-të më të mirëve në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Kjo ndeshje për disa nga lexuesit e Telegrafit dhe lojës “Eksperti”, ishte e lehtë për tu parashikuar.
Parashikimet më të mëdha ishin për fitoren e SHBA-ve, por rezultatin e saktë 1-0 e qëlluan 372 persona.
Edhe tri ndeshjet e tjera nuk ishin vështirë të parashikueshme, pasi që ndeshjen tjetër të fortë mes Ekuadorit dhe Senegalit që u mbyll 1-2, e qëlluan me rezultat të saktë 502 persona.
Ndeshjen Holandë 2-0 Katar, e qëlluan hiq më pak se 450 ekspertë, ndërsa atë mes Uellsit dhe Anglisë që u mbyll 0-3, ishin të saktë 408 lojtarë të lojës ‘Eksperti’.
Shpërblimet:
Çdo ditë kemi tre shpërblime ditore nga Birra Peja dhe Go+, fituesit shpallën në Facebook të Telegrafi Sport dhe në renditjen ditore te Eksperti.
Ndërsa, në fund të Katar 2022, do të mblidhen pikët e të gjitha parashikimeve dhe tre Ekspertët me më së shumti pikë do të përfitojnë njërën prej 3 shpërblimeve kryesore që dhurohen nga Birra Peja dhe GO+, siç janë:
iPhone 14 Pro
TV
Trotinet Elektrik
Nga vendi i katër deri në vendin e 20-të, do të marrin pako Birra Peja ose GO+.
Numërimi i pikëve:
Telegrafi vlerëson çdo parashikim të saktë tuajin me maksimum 6 (gjashtë) pikë. Parashikimi i saktë i rezultatit vlerësohet me 4 pikë, parashikimi i fituesit të ndeshjes vlerësohet me 2 pikë.
Ekspertët që kanë pikë të barabarta, fituesi do të zgjidhet nëpërmjet shortit.
Rregullat e lojës shpërblyese:
Një llogari reale për person
Për të tërhequr shpërblimin, ju duhet një dokument identifikues (ID).
Stafi i Telegrafi.com nuk do të marrë pjesë në lojën shpërblyese dhe transparenca do të jetë maksimale. Luaj dhe fito, kliko këtu. /Telegrafi/