Maroku ka mposhtur Portugalinë me rezultat 1-0, ndërsa Franca ka fituar ndaj Anglisë me rezultat 2-1 në çerekfinalet e Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Këto ndeshje interesante u parashikuan nga afërisht 2000 ‘Ekspertë’ të lojës “Eksperti” në Telegrafi.com.
Rezultatin 1-0 në fitoren e Marokut e parashikuan vetëm 46 persona, pasi shumica parashikuan fitore e portugezëve.
Sa i përket ndeshjes Angli – Francë, nga 1350 veta, rezultati i saktë 2-1 ishte më i parashikuari.
Plot 288 veta kanë qenë të saktë në këtë ndeshje.
Kur kanë mbetur edhe katër ndeshje, renditja përfundimtare po bëhet gjithmonë e më interesante, pasi diferenca është shumë e ngushtë.
Janë edhe 24 pikë në lojë, ku katër ndeshjet e fundit, dy gjysmëfinalet, ndeshja për vendin e tretë dhe finalja mund ta bëjnë diferencën.
Shpërblimet:
Çdo ditë kemi tre shpërblime ditore nga Birra Peja dhe Go+, fituesit shpallën në Facebook të Telegrafi Sport dhe në renditjen ditore te Eksperti.
Ndërsa, në fund të Katar 2022, do të mblidhen pikët e të gjitha parashikimeve dhe tre Ekspertët me më së shumti pikë do të përfitojnë njërën prej 3 shpërblimeve kryesore që dhurohen nga Birra Peja dhe GO+, siç janë:
iPhone 14 Pro
TV
Trotinet Elektrik
Nga vendi i katër deri në vendin e 20-të, do të marrin pako Birra Peja ose GO+.
Numërimi i pikëve:
Telegrafi vlerëson çdo parashikim të saktë tuajin me maksimum 6 (gjashtë) pikë. Parashikimi i saktë i rezultatit vlerësohet me 4 pikë, parashikimi i fituesit të ndeshjes vlerësohet me 2 pikë.
Ekspertët që kanë pikë të barabarta, fituesi do të zgjidhet nëpërmjet shortit.
Rregullat e lojës shpërblyese:
Një llogari reale për person
Për të tërhequr shpërblimin, ju duhet një dokument identifikues (ID).
Stafi i Telegrafi.com nuk do të marrë pjesë në lojën shpërblyese dhe transparenca do të jetë maksimale. Luaj dhe fito, kliko këtu. /Telegrafi/