LAJMI I FUNDIT:

EKSKLUZIVE: IPKO e paralajmëron rrjetin 4G dhe iPhone 6

EKSKLUZIVE: IPKO e paralajmëron rrjetin 4G dhe iPhone 6

Në konferencën për media, të cilën IPKO e ka mbajtur të premten e kaluar, përveç rezultateve financiare për 6 muajt e parë të këtij viti, telefonia mobile IPKO ka paralajmëruar edhe dy gjëra jashtëzakonisht interesante të cilat do ti sjell së shpejti për përdoruesit e saj.

Në fakt, kryetari i bordit të drejtorëve të telekomit slloven, Rudolf Skobe i cili ishte pjesë e panelit të konferencës, në pyetjet e gazetarëve për rrjetin 3G ka dhënë një përgjigje e cila ishte shumë interesante.

Skobe ka deklaruar se “jo vetëm që IPKO është operatori më i avancuar mobil në Kosovë, i cili është ende i vetmi që e ofron rrjetin 3G, por së shpejti do të jetë edhe operatori i parë mobil kosovar që do ta sjell edhe gjeneratën e re të rrjetit mobil, atë 4G”.

Më pas, Skobe ka folur edhe për risitë tjera që mund të priten nga IPKO, dhe ka vazhduar komentin e tij, duke zbuluar informacione të rëndësishme për të gjithë fansat e telefonit më të famshëm në botë, iPhone.


Sipas Skobe, si partner ekskluziv i kompanisë Apple, IPKO do të jetë operatori i parë dhe i vetëm në Kosovë që shumë shpejtë do ta ofrojë edhe modelin më të ri të iPhone, përkatësisht iPhone 6.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse iPhone 6 në IPKO do të ofrohet vetëm për biznese, apo edhe për konsumatorë individual.

Sa më shpejtë që të kemi ndonjë informacion të ri për rrjetin 4G të IPKO’së apo për iPhone 6, ne do të ju njoftojmë të parët. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
Apple prezanton zyrtarisht MacBook Air-in e ri me tre përmirësime: procesor më të fuqishëm, ngjyrë të re dhe kamerë të avancuar

Apple prezanton zyrtarisht MacBook Air-in e ri me tre përmirësime: procesor më të fuqishëm, ngjyrë të re dhe kamerë të avancuar

Trump thotë se ai

Trump thotë se ai "ndoshta" do të zgjasë afatin e TikTok nëse një marrëveshje nuk arrihet

Kalo në kategori