Bruto Prodhimi Vendor (BVP) vlerësohet të shkojë deri në 34 për qind nga ekonomia joformale në Kosovë dhe kjo i shkakton miliona euro humbje buxhetit të varfër të Kosovës, i cili është mbi 1.5 miliard euro.
Me qëllim të luftimit të ekonomisë joformale duhet të bëhet fiskalizimi i plotë i të gjithë operatorëve ekonomikë. Por, duhet edhe një mbikëqyrje më e rreptë nga Administrata Tatimore.
Këto vlerësime u bënë të martën në një tryezë të organizuar nga Oda Amerikane e Kosovës, me përfaqësues të Administratës Tatimore, të Odës Ekonomike, të Ministrisë së Financave dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme në vend. Në tryezë janë diskutuar përpjekjet e institucioneve përgjegjëse për luftimin e ekonomisë joformale, si dhe strategjia e qeverisë në lidhje me këtë dukuri.
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, ka deklaruar se duhet një mbikëqyrje më e rreptë nga Administrata Tatimore se sa po realizohet realisht ky projekt në terren dhe sa po përdoren këto pajisje fiskale të cilat tashmë janë instaluar. “Ekonomia joformale për vitin 2013 llogaritet se ka qenë mes 1.4 miliard euro dhe 1.8 miliard euro, duke paraqitur diku nga 27 deri në 34 për qind të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) të Kosovës”, ka theksuar ai.
Sipas tij, një nga format më të mira për ta luftuar ekonominë joformale është fiskalizimi i plotë i të gjithë operatorëve ekonomikë. Por, sipas tij, vetëm kjo nuk mjafton.
Kurse kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se shumë biznese funksionojnë në të zezë, disa janë të regjistruara dhe paguajnë tatim për vetëm një pjesë të qarkullimit të tyre, e shumë pak prej tyre mund të thuhet se janë të përgjegjshme ndaj obligimeve të tyre ligjore, ose ndaj pagesës së tatimit. “Rreth 30 për qind e ekonomisë kosovare konsiderohet të jetë joformale, për të cilën nuk paguhet tatimi i obliguar me ligj”, ka theksuar Gërxhaliu.
Ndërkaq drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Behxhet Haliti, e ka vlerësuar të arritur rangimin e Kosovës në tre vjetët e fundit, në mesin e 50 shteteve të para për lehtësi bërje biznesi sa iu përket politikave tatimore. “Nëse janë reale parashikimet nga odat ekonomike dhe disa organizata të tjera, se ekonomia joformale sillet rreth 35 për qind, atëherë humbjet për buxhetin janë qindra milionëshe”, ka theksuar ai.
Sipas tij, nëse e shumëzojmë këtë me normën e përgjithshme tatimore, atëherë humbjet e buxhetit të Kosovës mund të sillen nga 280 milionë deri në 300 milionë euro./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik
Gjobiten pesë superfuqitë financiare të botës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri