Sipas raportit të Bankës Botërore (BB), ekonomia e Kosovës ka rritjen më të madhe në krahasim me ato të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Këto ritme parashikohet të karakterizojnë ekonominë e Kosovës edhe në dy vitet e ardhshme.
Ndërsa rritja e sivjetshme e ekonomisë së Kosovës nga Banka Botërore vlerësohet të shënojë rritje me 3.0 për qind (krahasuar me një vit më parë, kur ishte vetëm 1.0 për qind) në vitin e ardhshëm parashihet të jetë 3.5, kurse më 2017 do të rritet me 3.7 për qind.
Banka Botërore thotë se ekonomia e Shqipërisë do të zgjerohet me 2.7 për qind për vitin 2015 dhe parashikon një rritje prej 3.4 për qind për vitin pasardhës, ndërsa ajo e Kosovës 3.0, përkatësisht 3.5 për qind.
Në një raport të publikuar ditën e hënë për ekonomitë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, BB thotë se ekonomitë e rajonit po rifitojnë rritjen graduale të ekonomisë, që do të vijojë edhe për dy vitet e ardhshme, nxitur më shumë nga ulja e çmimit të naftës, rritja e kërkesës, por edhe përmirësimi i situatës ekonomike globale.
“Në Shqipëri rritja është nxitur kryesisht nga investimet private dhe eksportet, ndërsa konsumi ka mbetur i ulët, duke reflektuar besimin e ulët të konsumatorëve. Investimet publike, të cilat janë zgjeruar deri tani, mund të preken nga përpjekjet për konsolidim fiskal, në mungesë të përshtatjeve të tjera”, thuhet në pjesën për Shqipërinë në raportin e BB-së.
Për vitin e ardhshëm, BB parashikon një rritje prej 3.4 për qind për ekonominë e Shqipërisë, dhe 3.5 për qind për vitin 2017.
Për Kosovën parashikimet e Bankës Botërore thonë se në vitin e ardhshëm rritja ekonomike do të jetë 3.5, kurse më 2017 do të kapë përqindjen 3.7.
Sa u takon vendeve të rajonit, parashikimet për rritjen më të lartë ekonomike janë për Kosovën dhe Malin e Zi, ndërsa më të ulëtat janë për Serbinë. Si mesatare rajonale, parashikohet që ky vit të mbyllet me rritjen modeste prej 1.8 për qind, 2.4 për 2016-n dhe 2.7 për vitin pasardhës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand