Përfaqësuesja e Kosovës në Goalball, do të marrë pjesë këtë fundjavë në turneun “Selaniku 2024” në Greqi.
Në këtë turne do të jetë një skuadër më ndryshe nga ajo e vitit të shkuar, që mori pjesë në këtë turne. Trajneri, Anton Prekaj ka rikthyer në përfaqësuese Pajtim Deliun dhe Bujar Musliun, të cilët u shpallën kampion në sezonin e kaluar në Goalballin vendor me K.G. Gjilanin.
Për herë të parë është ftuar dhe talenti, Fatlum Elshani, i cili po shkëlqen në këtë sezon dhe është golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës.
Dy lojtarët që ishin pjesë e skuadrës dhe vitin e kaluar, Rinor Ymeri dhe Shqipron Kuliqi janë ftuar edhe për këtë turne.
Kujtojmë që: Shqipron Kuliqi në edicionin e kaluar në këtë turne kishte realizuar 32 gola në 5 ndeshje.
Goalballi është sporti më i zhvilluar për personat e verbër dhe me shikim të dobësuar. Përfaqësuesja e Kosovës në Goalball merr pjesë vazhdimisht në turne ndërkombëtar, ku ka arritur dhe suksese në disa prej tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtu