Kader Kicaj është banorja më e re që u fut të premten në Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo lirshëm mund të thuhet se trazoi ujërat në shtëpinë më të famshme në Kosovë, pasi u komentua mjaft shumë nga banorët.
E njëjta hyri ndërmjet disa konkurrentëve e po ashtu edhe lëshoi disa ‘thumba’ që të tjerët nuk i prisnin.
Në klipin që u prezantua në spektakël, bukuroshja nga Prizreni fillimisht u tha banorëve se nuk i njeh, përveç Bleros.
Kjo bëri që të flitet, e të ketë komente nga konkurrentët, që thanë se duhej të mësonte pak për secilin.
Sipas Kicajt, ajo nuk u prit mirë nga vajzat, të cilat kanë shprehur njëfarë xhelozie për të.
Megjithatë, pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë loja e saj në BBVK. /Telegrafi/