LAJMI I FUNDIT:

Edita Tahiri thotë se Beogradi po manipulon: Kosova nuk ka vënë kushte të reja

Edita Tahiri thotë se Beogradi po manipulon: Kosova nuk ka vënë kushte të reja

Kosova nuk e ka kushtëzuar Serbinë në asnjë mënyrë, kurse dokumenti për të cilin po flitet në Beograd i është dorëzuar Brukselit në vitin 2014. Kështu  ka thënë ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Ajo për mediat serbe ka thënë se ai dokument i është dorëzuar Brukselit në kuadër të marrëveshjes për temat për të cilat do të bisedohet gjatë bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, transmeton lajmi.net.

“Kosova askënd nuk e kushtëzon. Asnjë letër nuk ia kemi dorëzuar Brukselit”, ka thënë Tahiri, e cila shton se bëhet fjalë për manipulim të Beogradit.


Se nuk ka dokument të ri të dorëzuar nga Kosova, ka sqaruar edhe zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijnaçiq.

“Dje ia dorëzova dokumentin origjinal zyrtarisht të dorëzuar në Bashkimin Evropian në vitin 2014. Këtë dokument nuk e kemi publikuar zyrtarisht, mediat kanë mundur ta kenë siguruar nga burime tjera, dhe kjo shpreh interesimin dhe shkathtësinë e tyre. Por dokumenti origjinal është vlera juridike e dokumentit”, ka deklaruar sot gjatë ditës Tahiri për lajmi.net

Ndërkaq, Qeveria e Serbisë sot ka mbajtur mbledhje urgjente për shkak të “kërkesave skandaloze” siç i kanë quajtur ata kërkesat “inezistente” të Kosovës. /Lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori