Ata janë dy prej aktorëve më të dashur të publikut shqiptar në saje të serialit, “Erkenci Kus”.
Bëhet fjalë për Can Yamanin si dhe Demet Ozdemirin, të cilët kanë rrëmbyer zemrat e publikut, por edhe të njëri-tjetrit.
Megjithëse dyshja nuk dëshiron ta pranojnë se janë në lidhje, aktori me prejardhje shqiptare pranon të flas rreth marrëdhënies shoqërore me aktoren.
Ai pohon se ndihet shumë mirë pranë bukuroshes dhe këtë nuk nguron ta pranojë edhe publikisht.
“Jam shumë me fat që punoj me Demet Ozdemir. Të interpretoj me të ka qenë një eksperiencë e veçantë. madje shpeshherë dalim edhe nga skenari dhe improvizojmë së bashku. Besoj se këtu vjen edhe i gjithë ky sukses. Ne shkojmë shumë mirë bashkë”, tregon ai.
Ndryshe, dyshen do të vazhdojmë ta shohim edhe në sezonin e ri të serialit të lartcekur. /Telegrafi/