Deputeti i Dumës Ruse, Vakha Agayev nga fraksioni i Partisë Komuniste, i cili vdiq nga COVID-19 më 23 shtator 2020, ditën kur kishte vdekur edhe pse ishte i shtrirë në spital në gjendje kome, rezulton se kishte votuar tetë projektligje.

Votimi i tij ditën kur kishte vdekur konfirmohet nga sistemi i votimit i Dumës Ruse.


Sipas sistemit të Dumës, gjatë kohës sa Agaev ishte në gjendje kome, rezulton se kishte votuar me datat 23, 22, 16 dhe 15 shtator.

Kolegu i tij nga partia, Agayev Sergej Gavrilov, e konfirmon se Agaev kishte vdekur nga COVID-19 dhe për shumë ditë kishte qenë në gjendje kome i shtrirë në spital. Gjatë kohës sa ishte në spital, i bëri katër operacione, kështu që është e pamundur që ai të kishte mundësi të ishte i pranishëm në seanca dhe të votonte.

Në lidhje me procedurat e votimit në Dumën Ruse, zëvendëskryetari Alexander Zukov, është shprehur se deputetët nuk mundë të votojnë për njëri-tjetrin dhe nga distanca.

Vlen të ceket se votimi i fundit i Agaev, me 23 shtator ditën kur kishte vdekur, ishte në lidhje me krijimin e Shoqatave të Kozakëve, të cilat nga kritikët e Putinit vlerësohen si grupe paramilitare të presidentit rus.

Shoqatat e Kozakëve, si formacion paramilitar rus kishin marr pjesë në luftime në Ukrainën Lindore, ku grupet paramilitare pro-ruse kishin sulmuar forcat policore dhe ushtarake ukrainase. Po ashtu, ata janë të pranishme edhe në Ballkan, kryesisht në Serbi, Republikën Serbe të Bosnjës e Hercegovinës dhe në Mal të Zi dhe janë mirë të njohura për qëndrimet e tyre pro-ruse dhe kundër integrimeve euroatlantike të Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës. /Telegrafi/