LAJMI I FUNDIT:

Edhe pas apeleve që të mos udhëtohet, vetëm gjatë ditës së djeshme 1331 qytetarë lëshuan Maqedoninë

Edhe pas apeleve që të mos udhëtohet, vetëm gjatë ditës së djeshme 1331 qytetarë lëshuan Maqedoninë

Edhe pas apelimeve të institucioneve që të mos udhëtohet jashtë vendit, 1331 qytetarët nga Maqedonia megjithatë lëshuan vendin. Këtë e bëri të ditur ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i cili paralajmëron se gjendje është alarmante gjithkund.

“Shtetet po mbyllin kufijtë, po mbyllen aeroportet, po ndryshojnë regjimet kufitare, po ndalohet hyrja e shtetasve të huaj, po ndryshojnë rregullat për disa orë”, thotë Dimitrov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dimitrov me apel për qytetarët e Maqedonisë: Mos udhëtoni
Lexo po ashtu Dimitrov me apel për qytetarët e Maqedonisë: Mos udhëtoni

Dimitrov shton se kemi qytetarë të Maqedonisë në aeroporte të ndryshme me fluturime të anuluara për shkak se vendi përkatës ka vendosur të pranojë shtetas të vet dhe jo të huaj por edhe njerëz me automjete në kolona në Slloveni, Austri dhe Kroaci.


“Lëshojmë nota diplomatike me të dhëna personale të qytetarëve tanë në bazë të bisedimeve përmes telefonit me shtabin e krizës në MPJ. Disa kërkesa konsullore arrijnë t’ia dalin, disa jo. Ne kemi kontroll vetëm në kufijtë e Maqedonisë. Ne nuk i kontrollojmë kufijtë e shteteve tjera”, thotë Dimitrov i cili shton se në këtë krizë globale, MPJ nuk garanton se mund të ktheheni në shtëpi atëherë kur keni planifikuar për shkak se ndryshon gjendja nga dita në ditë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori