LAJMI I FUNDIT:

Edhe partia “Fjala” kërkon shkarkimin e zv.ministrit Dedaj nga pozitat shtetërore

Edhe partia “Fjala” kërkon shkarkimin e zv.ministrit Dedaj nga pozitat shtetërore

Partia Fjala, përmes një komunikate për media shkruan se ka përcjellë me vëmendje deklaratat, siç i quan kjo parti “skandaloze të zv.ministrit të punëve të jashtme Gjergj Dedaj”.

“Këto deklarata skandaloze duke barazu Turqinë me Serbinë, është nonsens dhe budallaki diplomatike, pasi dihet së çfarë aleati është Turqia tani për Kosovën”, thuhet në reagimin e partisë Fjala.

Andaj, siç thuhet më tej, kërkojmë nga Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Haradinaj ta dënojë dhe jo të distancohet.


“Është koha e fundit që zv.minsitri Dedaj njëherë e përgjithmonë të largohet nga pozitat zyrtare. Pozitë kjo që prej sa ka ardhur aty nuk është ndalur duke fyer si miqtë e Kosovës ashtu edhe besimtarët myslimanë”.

“Dedaj duhet t’i mbaj qëndrimet e veta individuale pasi është zyrtar qeveritar dhe jo të shpreh urrejtje siç bëri këto ditë ndaj komunitetit turk në Kosovë, pasi këto deklarime mund t’i kushtojnë me pasoja Kosovës”.

“Qeveria nuk duhet të distancohet por duhet urgjent të veprojë duke mbrojtur të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Nuk është për të shprehur keqardhje, por për të vepruar dhe marrur masat. Kryeministër vepro me mençuri dhe mbrojë të gjithë qytetarët e komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe jo zyrtarin e qeverisë suaj”, thuhet në komunikatën e partisë Fjala. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori