Kësaj radhe, është Motorola e cila ka vendosur të lansojë modelin Motokey Social, ndërsa siç edhe mund të shihet në fotografi, tastiera e këtij telefoni posedon edhe butonin për qasje direkte në rrjetin social Facebook.


Motorola Motokey Social

Motorola Motokey Social vjen me ekran QVGA me diagonale prej 2.4 inç, tastierë të plotë QWERTY, kamerë me 3 mega-piksel, bateri me 910mAh, ndërsa telefoni është i integruar edhe me rrjete tjera sociale si Twitter, Facebook, etj.

Më shumë detaje, lidhur me modelin e ri të telefonit të Motorola’s, përkatësisht Motokey Social mund të gjenden në faqen zyrtare të kompanisë, mirëpo pa përfshirë edhe çmimin e pajijses. / Telegrafi /