LAJMI I FUNDIT:

Edhe kontabilistët i rritin çmimet në Maqedoninë e Veriut

Edhe kontabilistët i rritin çmimet në Maqedoninë e Veriut

Njëkohësisht, ekipi menaxhues i IKKA vendosi që nga mesi i muajit mars, të kryejë një anketë gjithëpërfshirëse mes kontabilistëve profesionistë në vend. Ndërsa, njohuritë e marra të përdoren për një analizë të detajuar të situatës me çmimet e shërbimeve të kontabilitetit në treg dhe pagat në këtë sektor

Shkup, 25 shkurt – Bazuar në kërkesat e anëtarëve si dhe zhvillimet ekonomike në vend dhe në sektor, bordi drejtues i Institutit të Kontabilistëve dhe Kontabilistë të Autorizuar, morën vendim që t’u rekomandojnë firmave të kontabilitetit dhe kontabilistëve të pavarur harmonizimin e çmimeve të shërbimeve që u ofrojnë personave juridik, po ashtu edhe pagat e punonjësve të saj, me rritjen e inflacionit dhe rritjen e pagave minimale dhe mesatare në vend. Njëkohësisht, ekipi menaxhues i IKKA vendosi që nga mesi i muajit mars, pas dorëzimit të llogarive përfundimtare vjetore, të kryejë një anketë gjithëpërfshirëse mes kontabilistëve profesionistë në vend. Ndërsa, njohuritë e marra nga ky hulumtim, së bashku me të dhënat tjera relevante, të përdoren për një analizë të detajuar të situatës me çmimet e shërbimeve të kontabilitetit në treg dhe pagat në këtë sektor.

Kryetarja e këtij Instituti, Vesna Prentoska, vlerëson se kjo analizë do të jetë një bazë e mirë për krijimin e zgjidhjeve dhe mekanizmave më të qëndrueshëm në përcaktimin e çmimeve të rekomanduara për çdo shërbim kontabël të veçantë, siç thotë ajo, duke pasur parasysh nivelin e kompleksitetit të tyre.


“Hapi i ardhshëm do të jetë gjetja e mënyrës dhe formës më të përshtatshme për zbatimin e një zgjidhjeje të tillë, duke pasur parasysh kompetencat ligjore që i ka instituti”, shprehet Prentoska. Sipas saj, IKKA do të bëjë gjithçka që është e nevojshme dhe në fuqinë e saj që të krijojë dhe zbatojë një zgjidhje efikase e cila do të lejojë një vlerësim adekuat të punës së investuar dhe vlerës së shërbimeve të kontabilitetit në vendin tonë.

“Duke pasur parasysh përgjegjësinë e madhe që kanë kontabilistët profesionistë në menaxhimin dhe regjistrimin e të gjitha flukseve financiare, si dhe synimin për të vendosur për forcimin dhe avancimin e mëtejshëm të profesionit të kontabilistit në vendin tonë, përfshirë këtu edhe nevojën për të shtypur plotësisht nevojën për operacione në të ashtuquajturat ‘zona gri’ si një fenomen që ende është i pranishëm dhe dëmton të gjithë profesionin, ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që të krijojmë një zgjidhje efikase e cila lejon vlerësim adekuat të punës së investuar dhe vlerës së shërbimeve të kontabilitetit në vend”, theksoi ajo. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori