Mijëra fermerë kanë “zbritur” në Westminster për të protestuar ndaj ndryshimeve të taksave.

Sipas mediave britanike, rreth 1,800 anëtarë të Unionit Kombëtar të Fermerëve (NFU) morën pjesë në protestë, përcjell Telegrafi.


Screenshot 14 8

Aty protestohej për planet në buxhetin e qeverisë britanike për të vendosur tatimin mbi trashëgiminë në fermat me vlerë më shumë se 1 milion £.

Screenshot 15 6

Protestuesit shfaqën shenja dhe pankarta të cilat e bënin të qartë se çfarë mendojnë për planet e Laburistëve.

Dhe në mesin e procesionit ishin fëmijë me traktorë lodër, të cilët drejtuan një marshim të vogël. /Telegrafi/