Cruise dhe Holmes, të cilët së bashku kanë vajzën trevjeçare Suri, duket se janë fjalosur në një sërë rastesh, përfshirë edhe nëse do të ketë edhe një fëmijë tjetër.

“Situata ka kaluar nga një lidhje e vështirë, e tensionuar, në probleme të cilat duken të zgjidhshme, deri te një situatë e pakënaqshme, e cila mund të përfundojë me ndarje. Askush nuk do të befasohet nëse Katie e zgjedh opsionin më të keq”, ka thënë burimi.