LAJMI I FUNDIT:

Edhe Acer me model në Windows Phone 7.5

Edhe Acer me model në Windows Phone 7.5

Ekipi i njësisë së telefonave mobil të Acer kanë paralajmëruar modelin e ri të telefonit, të cilin e kanë quajtur Allegro, ndërsa i njëjti do të bazohet në sistemin operativ të Microsoft, Windows Phone 7.5.

Modeli i parë i telefonit të kësaj kompanie, i cili bazohet në Windows Phone 7.5 hyn në kategorinë e telefonave të mesëm, edhe pse karakteristikat e Allegro nuk janë për tu ankuar.

Sa i përket specifikave teknike, Allegro posedon procesor të Qualcomm me 1GHz, si dhe memorie të brendshme me kapacitet prej 8GB.


Në anën tjetër, Acer Allegro gjithashtu është i pajisur edhe me LCD ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.6 inç, me rezolucion WVGA.

Në pjesën e prapme të këtij modeli është edhe kamera me 5 mega-piksel, si dhe ndriçuesi LED.

Për më shumë, Allegro përmban edhe baterinë me 1300mAh, ndërsa dimensionet e ekranit janë 116 x 59 x 13mm, ndërsa pesha e Allegro është 126 gram.

Acer Allegro do të fillojë të shitet në tregun francez që nga java e dytë e nëntorit, ndërsa kostoja e këtij telefoni është 299 euro. / Telegrafi /