Telegrafi

Ed Sheeran me koncert spektakolar në Zagreb – performoi për herë të parë

Ed Sheeran

Muzikanti britanik, Ed Sheeran, performoi së fundmi në Hipodromin e Zagrebit në kuadër të turneut “+ – = ÷ x”.

Të pranishmit filluan të mblidhen rreth orës 16:00. Ata fillimisht u argëtuan nga DJ Calum Scott dhe Dino Jelusic.

Më pas Ed doli në skenë me një bluzë ku shkruhej “Zagreb” dhe thoshte: “Kjo është hera ime e parë në Kroaci. Mirëmbrëma, është e shtunë, është verë, dua që të hënën të shkoni në punë pa zë, kështu që do të këndojmë derisa të jeni pa zë”, tha ai, pasuar nga një spektakël gjigant.

Ed Sheeran

Ai performoi hite të shumta, duke përfshirë: “Eyes Closed”, “You Are The Reason”, “Thinking Out Loud”, “Love Yourself” dhe shumë të tjera.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ed Sheeran

Jelusic shprehet i kënaqur që pati mundësinë të performojë para Edit dhe u deklarua në rrjetet sociale.

Ed Sheeran

“Faleminderit që ‘ndave’ publikun tuaj me mua për 30 minuta. Ekip i mrekullueshëm në skenë, staf i madh, energji e madhe. Hipodromi ishte vërtet një mrekulli”, shkroi ai në Instagram.

Ed vazhdon me turneun e tij evropian, më 17 gusht do të performojë në Usce të Beogradit dhe pritet një pjesëmarrje e madhe.

Ed Sheeran

Këto janë koncertet e tij të para në Kroaci dhe Serbi. /Telegrafi/