Poeti, dramaturgu dhe ligjëruesi i njohur anglez, Simon Armitage, i kritikon politikanët për përdorimin e klisheve në diskutimet për të “vërtetën”, shkruan Guardian, transmeton Telegrafi.
Armitage thotë se kur politikanët përdorin klishe, duket se “një lloj ndarjeje po ngrihet para jush”.
“Një gjë që ne priremi ta mendojmë për politikanët është se e përdorin gjuhën për t’ia dalë mbanë synimit që kanë”, thotë ai. “Gjuha e politikës lodhet shumë shpejt dhe nuk e jep më ndjesinë se ka të vërteta në të, sepse është e cekët dhe bajate”.
Nëse politikanët nisin t’i flasin të vërtetat personale, mund ta shohin veten “jashtë linjës partiake, kështu që i ngritin ato monumente të mërzitshme të fjalimit… Gjuha bëhet mekanizëm mbrojtës”. Po për këtë, poetët “e kanë ndjerë përgjegjësinë për të mos përdorur klishe”, shton Armitage.
Tema e përdorur nga Dita Kombëtare e Poezisë është e vërteta. Në fillim të këtij viti, Cerys Matthews ka bërë thirrje – përmes emisionit të saj në BBC – për poezitë që “prekin të vërtetën që të intereson”. Nominimet erdhën nga figurat si Ed Balls, i cili zgjodhi poezinë “The Second Coming” (Ardhja e dytë) të WB Yeats-in për vargun “gjërat shkatërrohen, qendra nuk mund të rezistojë”, si dhe nga poeti Imtiaz Darker që zgjodhi poezinë “One Art” (Një art) nga Elizabeth Bishop, të cilën e përshkruan si “gënjeshtër e konstruktuar me zgjuarsi”. Këto poezi janë përzgjedhur të botohen në antologjinë “Tell Me the Truth About Life” (Ma thuaj të vërtetën për jetën).
Susannah Herbert – nga organizata bamirëse Forward Arts Foundation që e ndihmon Ditën Kombëtare të Poezisë – thotë se kjo temë u zgjodh “sepse këto ditë – në jetën publike dhe personale – ka etje të madhe për të vërtetën, si dhe skepticizëm të madh për të”.
“E vërteta është zgjedhje e përshtatshme, duke pasë parasysh zhvlerësimin e qëndrimit objektiv nga njerëzit me autoritet”, tha poeti Daljit Nagra. “Poezia ndihmon në pastrimin e gjuhës, pasi zanoret dhe sintaksat e saj të jenë korruptuar për përfitime personale”.
Për poetin britaniko-qipriot, Anthony Anaxagorou, poezia ofron një rrugë përtej tingujve mediatikë që mbizotërojnë jetën tonë të përditshme.
“Një poezi është e lumtur sepse asgjë nuk e di me siguri, ndërsa lajmet duhet të precizohen mbi ‘të vërtetën’”, tha Anaxagorou. “Poezia argumenton logjikën e vet, thërret për të vërtetën e vet e cila nuk duhet të jetë empirike, ndaj qasja e saj është më universale”.
Për poetin trinidadiano-skocez, Vahni Capildeo, shqetësimi më i madh për poetët është “të bëhen instrumente të zanatit të tyre”, meqë “nuk ka aspekt të jetës sonë që nuk ka pak politikë”.
Radiot do të transmetojnë 13 poezi të reja të frymëzuara nga të vërtetat që “ndriçojnë vendet që i quajmë vatër e shtëpisë” – nga poezia e dashurisë për Sheffieldin e poetes emigrante Warda Yassin, tek Oksfordi i Timi Amusanit për të cilin shkruan se sigurinë e gjeti aty si fëmijë emigrant nga Nigeria. Poeti Ian McMillan thotë se ideja e kësaj iniciative ishte “jetike për poezinë, sepse një nga gjërat që poezia mund të bëjë më së miri është të na japë ndjesinë e vendit – një ide për vatrën”.
“Dita Kombëtare e Poezisë është shans për të vënë veshin kolektiv në tokë, për të dëgjuar gjërat që vërtet i shqetësojnë njerëzit dhe për t’i përhapur ato në formën që secili e shijon – përmes vargjeve”, thotë Herbert. “Thonë se duhet një fshat për të rritur një fëmijë. Mbase e njëjta gjë vlen edhe për poezinë. Duhet një lagje, një qytet, një shtet i tërë për të krijuar një poezi”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht