LAJMI I FUNDIT:

E vërteta e hidhur për ëmbëlsirat

E vërteta e hidhur për ëmbëlsirat

Studimet tregojnë vazhdimisht se varësia nga sheqeri është më e rëndë se varësia nga kokaina. Por nuk është vetëm niveli i lartë i sheqerit problemi tek ëmbëlsirat që hamë çdo ditë.

Ka gjëra të tjera, shumë, shumë më të këqija të cilat gjenden në to. Nëse keni varësi të rëndë nga ëmbëlsirat dhe nuk dëshironi që e vërteta në lidhje me atë se si bëhen ato t’ua prishë shijen – mos lexoni më tutje.

Nëse jeni nga ata që duan të dinë të vërtetën, pa marrë parasysh se sa e shëmtuar mund të jetë ajo… lexoni se cilët janë 10 përbërësit të cilat gjenden në shumicën e ëmbëlsirave të preferuara:

HFCS (high ftuctose corn syrup)
HFCS është i njohur edhe si kreki i ëmbël, dhe është pothuajse një përbërës i pashmangshëm i çdo ëmbëlsire. Sot ai përdoret në vend të panxharit të sheqerit dhe kallamit të sheqerit (saharozës), sepse është më i lirë për t’u prodhuar. Përmban afërsisht të njëjtin numër të kalorive si sheqeri, por trupi i njeriut nuk e përpunon mjaft mirë, gjë që çon në trashje.


Ai është i lidhur ngushtë me trashjen, diabetin, sëmundjet e zemrës dhe problemet me mëlçinë. Gjithashtu, ai bëhet nga misri i modifikuar gjenetikisht (GMO).

Ngjyrat artificiale
Ngjyrat në ushqim janë të lidhura me një pjesë të vogël të llojeve të kancerit, reaksionet alergjike dhe astmën. Shumë prej këtyre ngjyrave tashmë ndalohen në shumë vende rreth botës, por për fat të keq – janë të pranishme edhe sot në pjesën më të madhe të ëmbëlsirave.

Yndyrat e pangopura
Janë një përbërës i zakonshëm në shumicën e çokollatave. Ato çojnë direkt në arteriet e bllokuara. Yndyrat e pangopura çrregullojnë ekuilibrin në trup dhe janë një nga arsyet kryesore të shëndetit të dobët. Nuk ekziston ndonjë sasi e sigurt e yndyrave të pangopura në dietë dhe do të duhej t’i shmangni ato me çdo kusht.

Natriumi
Për ta luftuar ëmbëlsinë e tmerrshme të HFCS-së në ëmbëlsira shtohen doza të mëdha të kripës. Sasitë e mëdha të kripës së përpunuar shpesh çojnë në presion të lartë të gjakut dhe goditje në tru. Ekziston një dallim i madh në mes të këtyre llojeve të kripës dhe llojit të shëndetshëm si kripa e cila përdoret si një mëlmesë.
Pjesa më e madhe e përbërësve të mëposhtëm janë të listuar si “shije dhe ngjyra natyrale." Gjykoni vetë.

Dylli karnauba
Dylli karnauba është një përbërës i zakonshëm në dyllin për lustrimin e makinave, këpucëve, kozmetikës, lustrimit të dyshemesë dhe lustrimit të dërrasave për surfim. Gjithashtu, ai është një përbërës shumë i zakonshëm në ëmbëlsira.

Shellaku
Shellaku është një rrëshirë e sekretuar nga insekti Kerria lacca. Ai shitet i përpunuar si leskë e thatë, e cila pastaj tretet në alkool për të krijuar një lëng i cili përdoret në lustrimin e drurit dhe karameleve.

Insektet pluhur
Karmini (acidi karminik) përdoret në prodhimin e luleve artificiale, bojës, ngjyrës për stilolaps, buzëkuqit, kozmetikës, dhe i shtohet në mënyrë rutinore produkteve ushqimore si jogurti dhe disa llojeve të caktuara të karameleve, lëngjeve… kryesisht atyre me një ngjyrë të kuqe rubini.
Karmini përgatitet duke zier insektet e thata në amoniak ose karbonat natriumi, dhe njëkohësisht duke kaluar nëpërmjet një varg të proceseve të tjera – derisa të fitohet acidi karminik.

Katrani
Rrëshira e katranit është një lëng ngjyrë kafe ose të zezë me viskozitet shumë të lartë. Ai listohet në pozitën e 199 në listën e gjërave "më të rrezikshme" të Kombeve të Bashkuara, por kjo nuk e ndalon industrinë për ta përdorur në ushqime. Zakonisht përdoret si ngjyrë në karamelet e kuqe, lëngjet dhe ëmbëlsirat e tjera. Fatmirësisht për ne, ai është i ndaluar në Evropë.

Dëshironi të hani pak kastor?
Po. Kastor. Nga kastori mashkull dhe femër ekstraktohen gjëndrat e aromës të cilat pastaj përpunohen dhe u shtohen kryesisht karameleve me shije luleshtrydheje, vanilje dhe mjedre, përcjell koha.net.

Xhelatina
Xhelatina fitohet nga kolagjeni, një proteinë kjo e cila u jep forcë dhe qëndrueshmëri indeve dhe organeve, dhe është një komponent i rëndësishëm i indit lidhor tek të gjitha kafshët. Ajo i shtohet ëmbëlsirave, por më shpesh bonboneve të gomës.

Vegjetarianët këshillohen që të kenë kujdes me këtë përbërës, duke pasur parasysh se disa prodhues (të rrallë) e përdorin edhe xhelatinën bimore. Gjithashtu u rekomandohet të gjithë pjesëtarëve të religjioneve të cilët e ndalojnë konsumimin e çfarëdo përbërësve me origjinë të mishit të derrit që të kenë kujdes – sepse xhelatina kryesisht fitohet nga lëkura e derrit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori