Policët e Cazinit e arrestuan boshnjakun 47-vjeçarin, baba i pesë fëmijëve, pasi atë e lajmëroi vajza më e madhe e cila tash është e martuar dhe jeton në rajonin e Kladushës së Madhe.

Prokurori kompetent është duke hetuar rastin, ndërsa siç shkruan Dnevni Avaz, deklaratat i kanë dhënë fëmijët, por jo edhe nëna e tyre. Babai maniak po mbrohet me heshtje.


Fqinjët e tyre thonë se vajza e ka lajmëruar babën për të mbrojtur motrën e mesme. Vajza e madhe ishte përdhunuar nga i ati që nga viti 2005 e deri në vitin 2008, duke e kërcënuar me forcë fizike dhe duke e lidhur me litar për shtrati.

Vajzën e vogël e kishte përdhunuar në mënyrë të njëjtë në vitin 2011 dhe 2012. Vajzën e mesme ka tentuar disa herë ta përdhunojë, për çka ajo ka ikur nga shtëpia.

Është tragjike që nëna e vajzave e dinte se çfarë po bënte burri i saj përbindësh, por ka heshtur gjatë gjithë kohës. Pas arrestimit të burrit, ajo përfundoi në spitalin kantonal. /Telegrafi/