Triumfi në Ligën Premier i Leicester City në sezonin 2015/16 mund të jetë një nga arritjet më të mëdha sportive të këtij shekulli.
Por një histori e mrekullueshme vjen nga Uellsi që e rrëzon fitoren e Leicesterit.
Kjo për shkak se në Uells, Cardiff Met University FC u kualifikua për në Ligën e Evropës për në sezonin e ardhshëm, pas një fitoreje të shkëlqyeshme duke fituar me penallti ndaj Bala Town.
Skuadra e South Wales, ka në skuadrën e tyre studentë që ndjekin doktoraturë dhe master në lëndë të ndryshme si psikologjia e sportit, stërvitja sportive, analiza e performancës dhe gjëra të ngjashme në lidhje me sportin.
Will Fuller saves the penalties, Elliot Evans scores the winning pen, and Dan Spencer sends the champagne over everyone! 🏆
The "Students" have qualified for the Europa League! 📸⚽ #photoJstudent #jdwpl pic.twitter.com/mzHiGwwzo1
— Matthew Lofthouse (@MLofthousePJ) May 19, 2019
Ata kishin humbur dy finalet e fundit të play-off ,para se të arrinin ta fitonin këtë të fundit.
Cardiff Metropolitan e kishin siguruar play-offin vetëm në fund.
Pasi fillimisht u desh të luanin me Caernarfon Town në gjysmëfinale, ku ishte më të mirë dhe vërtet e treta me fat për Cardiffin, ishte finalja.
ANYONE FOR A EUROPEAN TOUR?? pic.twitter.com/pOfc26He2V
— Cardiff Met Uni FC (@CardiffMetFC) May 19, 2019
Në finale ishin me Bala Town dhe pas barazimit, në kohën e rregullt 1-1, në penallti portieri Will Fuller, mbrojti tri prej tyre.
Eliot Evans e shndërroi penalltinë e fundit fituese, duke e kthyer në festë të gjithë ngjarjen.
Met Caerdydd yn cyrraedd Ewrop! ⚽🇪🇺@CardiffMetFC qualify for the @EuropaLeague for the first time in their history! ⚽🇪🇺 pic.twitter.com/6UMI3TU3nk
— Sgorio ⚽️ (@sgorio) May 19, 2019
Edhe pse klubi do të duhet të kalojnë nëpër një seri të play-off me raunde, ku mund të përballet edhe me klube shqiptare, ajo që arritën disa stundentë është e mahnitshme.
Mëe kalojnë disa ture mund të luajnë edhe me Manchester Unitedin, që është në këtë garë.
🏆🇪🇺🏹
That winning feeling! @CardiffMetFC are heading for the @EuropaLeague! pic.twitter.com/ZcFtIlXvkP
— JD Cymru Leagues 🏴 (@CymruLeagues) May 19, 2019
Por sukseset e këtij Universitet nuk mbyllen me kaq.
Ekipi i femrave do të luajë në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm. Për Unviersitetin e Cardiffit pritet një verë evropiane. /Telegrafi/