Efektivët e policisë kanë reaguar lidhur me rastin dhe është bërë sigurimi i vendit të këtij incidenti deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, për të vazhduar me shikimin e vendit nga ekspertët hetues dhe teknikët kriminalistikë të Njësitit Hetimeve Rajonale të policisë në Pejë.

“Personi i dyshuar kishte marrë armën dhe kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës. Si pasojë e të shtënave viktima ishte plagosur në syrin e djathtë dhe këmbën e majtë. Menjëherë është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmë, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të rëndë është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e policisë së Pejës, transmeton “KosovaPress”.


Lidhur me rastin është informuar edhe Prokurori përkatës i çështjes. Personi i dyshuar është arrestuar dhe intervistuar nga hetuesit. Me vendim të Prokurorit Publik të Qarkut, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit, kurse arma dhe municioni janë konfiskuar dhe vendosur në sirtarin e provave materiale.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Hetimeve Rajonale të Pejës. /Telegrafi/