Katër finalistët e Big Brother VIP Albania, Luizi, Efi, Dea dhe Kristi teksa po presin natën e finales së 6 majit, po zhvillojnë edhe lojëra të ndryshme.
Së fundmi atyre iu shfaqën disa imazhe për t’i komentuar dhe për të treguar se çfarë iu kujtonte në momentin që i shihnin.
Dhe në momentin kur në ekran u shfaq imazhi i një fëmijë me flokë të bardha, Luizi u shpreh se ia kujtonte Oltën dhe djalin e saj.
Këngëtari nga Shkodra tha se videoja e të birit që Oltës iu transmetua derisa ajo ishte ende pjesë e BBVA ngjasonte me foton.
Pas kësaj, Luizi tha se e përshëndet djalin e Oltës (Amarin), aktoren dhe bashkëshortin e saj, Dorin.
Këtë moment e ka ndarë aktorja në llogarinë e saj në Instagram teksa ka shkruar: ‘Ohhh’, sipër videos.
Theksojmë që Luizi dhe Olta konsideroheshin si kundërshtarët më të mëdhenj përgjatë Big Brother VIP Albania.
Por, pas gati 100 ditë qëndrimin në shtëpinë e famshme, Olta vendosi të largohej nga BBVA. /Telegrafi/