Këngëtarja e njohur Mihrije Braha, është shumë e dashur nga publiku shqiptar për këngët e saj të shumta që ka sjell ndër vite.
Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Prive”, ku ka rrëfyer ndër të tjerash 10 gjëra që publiku nuk i ka ditur më parë rreth saj.
Mihrija tregoi se i pëlqen shumë që të shkojë në fshatin Prapashticë, fshat nga i cili ka prejardhjen familja e bashkëshortit të saj.
Një tjetër detaj shumë interesant që këngëtarja ndau me fansat ishte fakti se ajo e pëlqen shumë pikturën, ndërsa tregoi një autoportret të sajin të cilin ende është duke punuar në të.
Si një adhuruese e diellit dhe motit të ngrohtë, këngëtarja Braha tregoi se e frekuenton shpesh plazhin, dhe se ajo çfarë publiku nuk di për të është fakti se tashmë Mihrija është bërë banuese e Vlorës.
Me këtë ajo la të kuptohet se bashkë me burrin e saj kanë investuar në patundshmëri në këtë qytet bregdetar.
Tutje, Braha tha se shumë shpejt po mendon të sjellë për fansat ripërpunimin e hitit të saj “Ma kadal kadal”. /Telegrafi/