E mjera Kosovë

Kosova është më keq se shumë vende të mjera të botës. Kështu del nëse merren për bazë treguesit makroekonomikë, të cilët sipas ekonomistëve, nga viti i kaluar nuk treguan përmirësime.
Vjet Kosova radhitej në mesin e vendeve më të mjerueshme në botë. Madje në indeksin e mjerimit zinte vendin e nëntë mes Zimbabvesë, Xhibutit e Liberisë sa i përket numri të të papunëve dhe shkallës së inflacionit.
Njohësit e ekonomisë vlerësojnë se për dallim nga një vit më parë Kosova nuk mund të ketë shënuar progres, duke pas parasysh zhvillimet negative që janë duke ndodhur në fushën e ekonomisë.
Alban Zogaj, nga Instituti për Hulumtime Zhvillimore “Riinvest”, vlerëson se për ta ulur varfërinë duhet një rritje e madhe e GDP-së, që sipas tij, nuk pritet të ndodhë këtë vit.
Ndërkaq, thotë se parashikimet për rritje ekonomike këtë vit janë më të ulëta se viteve të kaluara. /Tribuna/Telegrafi/





















































