Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një e mitur nga komuna e Rahovecit kishte lindur një foshnje në Spitalin e Gjakovës.
“Nga Spitali i Gjakovës është informuar se viktima femër kosovare (e mitur), ka lindur një foshnje. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Policia e ka cilësuar rastin si “Bashkëjetesë me personin nën moshën 16 vjeçare”. /Telegrafi/