LAJMI I FUNDIT:

E kthen librin në bibliotekë pas 45 vitesh

E kthen librin në bibliotekë pas 45 vitesh

Libri kthehet në bibliotekën britanike në Rotherharm me vonesë prej 45 vitesh. Punëtorët e librarisë thonë se kanë menduar se kjo ishte një procedurë normale e librit derisa nuk panë ngjyrën e kopertinës.

Në letrën e futur midis faqeve shkruante se libri ishte huazuar më 24 maj 1965, por libraria nuk ka një regjistër aq të vjetër të anëtarëve dhe nuk dihet se kush e kishte huazuar librin.

“Në fillim mendova se kjo ishte një letër normale, por pashë se këndet e librit kishin marrë ngjyrë të verdhë. U habita kur e pashë librin pasi ky është botimi i parë. E di se njerëzit kanë dëshirë t’i lexojnë librat ngadalë, por pas 45 vitesh është periudhë shumë e gjatë”, tha punëtorja e librarisë Alison Lawrie, e cila nuk ka qenë e sigurt se sa duhet të paguajë anëtari anonim i librarisë për librin e huazuar.