Një kriminel i cili qeshi kur u largua nga burgu pasi kishte goditur një burrë, ka pranuar një sfidë për të pasur një luftë në ring.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Caleb Maraku, i cili nxiti zemërim kur u filmua duke sulmuar 19-vjeçarin Taliesin Tardrew-O'Meara vitin e kaluar.


Pamjet e publikuara tregojnë Taliesin me disa të tjerë duke e sulmuar një djalë, në Gold Coast, Australia lindore.

Maraku pastaj afrohet dhe papritmas fillon një goditje shokuese në fytyrën e tij - duke e rrëzuar atë për tokë.

I riu u rrëzua nga incidenti më 27 nëntor 2017.

Maraku, 19 vjeç, u dënua me 12 muaj provë pasi u deklarua fajtor për sulmin që shkaktoi dëm trupor.

Ai nuk tregoi keqardhje pasi ai u largua nga gjykata, duke qeshur dhe duke bërë selfie me gazetarët.

Por tani, një kopshtar i cili nuk kishte luftuar kurrë, e ka sfiduar atë për një luftë të vërtetë.

Benjamin Vandenbroek u zemërua me dënimin që i ishte dhënë burrit dhe shkroi në Facebook: "Calebi, ti luftëtarë i dobët, eja me mua në ring”, gjë të cilën thuhet se e ka pranuar edhe Calebi.

Dhe lufta, siç thuhet më tej, do të mbahet më 24 mars. /Telegrafi/