Nga jashtë duket një dyqan i vogël i gjërave të vjetra, por nga brenda vlera e tij është shumë e madhe. Koleksionet e llojllojshme e bëjnë këtë dyqan shumë të veçantë.

Një koleksion të monedhave të hekurta, para të letrës, orë të ndryshme, piktura nga koha e renesansës, lugë nga shekulli i kaluar, makinë të vjetër të shkrimit, radio të viteve të 70-a e shumë gjëra të tjera i gjeni aty.


Shumicën prej tyre i ka të dhuruara, pasi që të gjithë e dinë që ai i pëlqen antikuitetet, por ka edhe disa prej tyre që i ka blerë në vende të ndryshme.

I gjithë pasioni për të grumbulluar gjërat ka filluar nga kjo xhezve e vogël.

Në dyqanin e tij ka orë të shumta. Orë të murit, orë dore, e karakteristikë e tyre është që të gjitha punojnë.

I ruan me shumë dashuri dhe kujdeset shumë për to. Për të gjitha ato e di vendin nga i ka marrë dhe kohën kur i ka shtuar në koleksionin e tij.

Ora më e vjetër që posedon është kjo e vitit 1905.

Në hyrje të dyqanit, ka vendosur pikturat. Edhe ato janë të vjetra dhe kanë shumë histori në vete. Janë nga më të ndryshmet, si nga koha kur janë bërë, ashtu edhe nga mënyra se si janë punuar.

Aty afër është dhe një makinë e vjetër shkrimi. E pranë saj, janë dhe dy aparate fotografike. E të gjithë ata që posedojnë gjëra antike, mund të shkojnë ta vizitojnë këtë vend, të shtojnë në koleksionin e tyre edhe ndonjë gjë, apo dhe ta shesin. /RTVDukagjini/