Dy të vdekur në një aksident në Pejë

Ky aksident ka ndodhur mes dy automjeteve, njëra prej të cilave, sipas Policisë, nuk i është përshtatur kushteve klimatike.
Në ketë aksident ishin përfshirë një veturë e tipit “VW” me regjistrim vendor drejtuar nga i dyshimti, shtetasi shqiptar i Kosovës, K. M. (1990), si dhe kamioneti i tipit “Mercedes” me regjistrim vendor i drejtuar nga viktima, shtetasi shqiptar i Kosovës, Xhelal S. (1983), nga fshati Lip komuna Pejë.
“Sipas hetimeve në vendngjarje, mësohet se deri te aksidenti kishte ardhur përderisa vozitësi i veturës së lartcekur, i dyshimti K. M., ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Prishtinës në drejtim të Pejës dhe me të arritur në fshatin Gllaviqicë, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës, atyre klimatike (mjegullës), shpejtësisë, hyn në tejkalim dhe përplaset me pjesën e parë ballore të anës së majtë në pjesën e parë ballore të kamionetit në anën e djathtë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti do te procedohet në Prokurorinë e Shtetit nga hetuesit e njësitit të komunikacionit rajonal të DRP - Pejë, ndërsa trupat e pajetë te viktimave me urdhër të Prokurorit u janë dorëzuar familjarëve për ceremoni varrimi. /Telegrafi/


































