Janë shënuar edhe dy gola të tjerë në finalen e Ligës së Evropës.
Sevilla kaloi për herë të parë në epërsi, kur në minutën e 33-të gjetën golin e dytë në këtë sfidë.
Ever Banega asistoi për mrekulli për Luuk de Jong i cili shënoi me kokë për ta kaluar klubin spanjoll në epërsi.
Gjithsesi klubi spanjoll e mbajti epërsinë për vetëm tre minuta, pasi Inter barazoi rezultatin.
Marcelo Brozovic asistoi për mrekulli për Diego Godin i cili shënoi me kokë për 2-2. /Telegrafi/
https://twitter.com/Jacobr_10/status/1296894073740173321
https://twitter.com/InterELGoals/status/1296894669507485698