Site icon Telegrafi

Dy gjigantët anglezë vihen pas talentit ukrainas Mudryk

Yll i ri i Shakhtar Dontesk, Mykhaylo Mudryk, po ndiqet nga Arsenal dhe Manchester City.

Klubi ukrainas nuk është i interesuar që ta shes në afatin kalimtar të janarit lojtarin.

Drejtori sportiv i Shakhtar, Carlo Nicolini, ka thënë se vetëm ndonjë ofertë shumë e madhe mund të bëjë që të ndryshojnë mendje.

Përveç klubeve angleze, ka edhe klube nga vendet tjera që janë të interesuara.

“Ka klube angleze, spanjolle dhe franceze që e duan lojtarin. Së bashku me [Kylian] Mbappe, [Rafael] Leao and Vinicius [Junior], Mudryk është prej më të fortëve në këto pozita”.

“Arsenal dhe Manchester City? Janë dy klube që kanë shprehur interesim për lojtarin”, ka thënë ai.

Tutje drejtori Nicolini ka thënë se 50 milionë euro nuk mjaftojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version