Shqipëria do të shkojë të dielën në zgjedhjet e para paskomuniste pa opozitën. Historia është e thjeshtë: pas 30 vitesh, vendi ynë është i vetmi në Evropë që nuk është në gjendje të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Opozita nuk pranon të futet në një proces ku garancitë duhet t’i japë një qeveri e kapur me ‘presh në duar’ nga përgjimet e publikuara prej gazetës më të madhe në Evropë.
Megjithatë, Edi Rama dhe qeveria e tij duken të vendosur në rrugën e nisur drejt zgjedhjeve pa rival. Interesant është se këto ditë, një kolege ka publikuar një fjalim të kryeministrit Edi Rama, të mbajtur në vitin 2009, kur ai ishte në opozitë. Fjalimi i titulluar ‘Llumokracia’ mund të duket shumë aktual. Rama ankohet se si pushteti e quan opozitën si të keqen më të madhe në vend; se si disa ndërkombëtarë, mes tyre edhe KE, po favorizojnë një qeverisje të korruptuar, e cila prek zgjedhjet; se si një dorë biznesmenësh të babëzitur po marrin gjithçka; se si mediat kryesore televizive janë kthyer në banjo publike etj.
Pyetja që lind është se përse pas një dekade, Shqipëria jo vetëm duket se ka mbetur vendnumëro, por llumokracia është bërë kapicë dhe po i merr frymën vendit?
Arsyeja është më e thjeshtë nga sa mendohet: Shqiptarëve duket se u mungon dimensioni historik i të menduarit. Ky nuk është një problem vetëm shqiptar. Filozofi gjerman Hegel shkruante para më shumë se dy shekujsh, se “i vetmi leksion që na mëson historia është se askush nuk ka mësuar gjë nga historia”. Por, teksa Hegeli shkruan se kur bie fjala te historia, ne jemi produkt i vetes sonë, atëherë ajo që kemi krijuar si shqiptarë deri më tani ka qenë një lemeri. Edhe një nga mendjet më brilante të kohës sonë, profesori James Flynn thotë se problemi i madh sot është se njerëzit nuk janë të përfshirë seriozisht në analizën komplekse të së shkuarës. “Ata nuk janë më ndryshe nga fshatarët mesjetarë, që janë të ankoruar në botën e tyre të vogël, pa një dimension historik”, thotë ai. Si rezultat, kemi krijuar një model që ngjan si idiokraci, ku njerëzit kanë pikëpamje krejt të thjeshta për botën, duke na lënë të hapur për manipulim nga politikanët dhe mediat.
Nuk është çudi që jo vetëm nuk lexojmë libra, por kemi ngritur në piedestalin e medias gazetarinë me dembele, më të lirë dhe më relativizuese të së keqes, atë të talk show-ve.
Nuk është për t’u habitur që kryeministri ynë, edhe pse pa bilanc ekonomik e social, madje i zhytur deri në grykë në llumokracinë e tij, mendon se ua ka gjetur anën shqiptarëve mendjelehtë duke i mbajtur me llafe për tepsinë, kazanin, legenin, poturet, filxhanin.
Pastaj janë ata që e mbajnë veten me të madhe, që thonë se ky sistem nuk bën dhe duhet ndërruar. Cili sistem o të marrë? Historia e botës njeh vetëm dy sisteme: i pari, me disa forma, që nuk e pranon garën dhe ky tjetri që Perëndimi thotë se është më i miri vetëm sepse njeh konkurrencën e ndershme.
Pikërisht këtu nis e përfundon drama e shqiptarëve, sepse nuk kemi krijuar akoma garë. Prandaj nisma dhe protesta e opozitës ishte e drejtë dhe duhej përkrahur.
Para disa ditësh kam shkruar se kjo qeveri nuk është as e ardhmja dhe as e shkuara e vendit. Për këtë të fundit, i referohesha të shkuarës së afërt. Por votimet e 30 qershorit mund të na kthejnë në të shkuarën e largët.
Ndaj, të dielën, refuzojini masivisht këto palo votime duke shkuar në plazh. Kurse të gjithë ju që jeni të detyruar të votoni për shkak të punës, shkoni dhe shkarraviteni atë fletë.
Vetëm kështu mund t’i tregojmë vetes dhe botës se kemi mësuar diçka nga historia. Të tregojmë se mund të jemi të zhytur në llumë, por nuk jemi akoma në idiokraci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij