Site icon Telegrafi

Dy dronë bien në një autostradë në jug nga Moska

Guvernatori i rajonit rus Kaluga, që gjendet në jug nga Moska, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka njoftuar se dy dronë janë rrëzuar në autostradën M3 në afërsi të qyteteve Zhidra dhe Duminich.

Guvernatori Vladislav Shapsha bëri të ditur se me rastin e rrëzimit të dronëve, nuk është regjistruar ndonjë shpërthim, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër nga frika se mund të ketë tjerë, autoritetet kanë mbyllur këtë zonë për qarkullim dhe po hetojnë rastin.

Lexo po ashtu Vullnetarët rusë që luftojnë në krah të Ukrainës, kapin rob disa ushtarë të Putinit

Deri më tani ukrainasit nuk kanë komentuar pretendimet e rusëve, e as që kanë marrë përgjegjësinë për ndonjë sulm të mundshëm brenda territorit rus.

Kujtojmë që një batalion i vullnetarëve rusë që luftojnë përkrah ukrainasve, janë futur disa herë brenda territorit rus – përkatësisht në Belgorod që kufizohet me Ukrainën. /Telegrafi/

 

Exit mobile version