Durrës, trupi i gjetur - dyshim për vrasje

Familjarë të Hysit kishin denoncuar dy ditë më parë zhdukjen e tij. Ai kishte pak ditë që kishte mbërritur në Shqipëri nga Greqia dhe pa lënë asnjë gjurmë ishte zhdukur në mënyrë të mistershme. Familjarët thonë se Hysi mori një telefonatë dhe doli nga banesa dhe që në atë moment nuk u kthye më.
Ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se mbi trupin e Hysit janë gjetur shenja dhune, fakt që, sipas tyre, dëshmon se 34-vjeçari është vrarë me sende të forta. /BW/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/12/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































