Përzgjedhësi i Braizilit, Dunga ka thënë se Alex Sando do të ishte një nënshkrim i madh për Juventusin, pasi është i ngjashëm me Roberto Carlosin.

“Alex Sandro do të jetë një nënshkrimi i madh për Juventusin. Ai është mbrojtës i majtë klasik brazilian. Ai ka një teknikë të mirë dhe di të luaj mirë përpara. Ai më kujton Roberto Carlos”, ka thënë Dunga për ‘Tuttosport’, transmeton Telegrafi.


“Unë e njoh atë mjaft mirë dhe e kanë thirrur tashmë me Brazilin. Unë i mbajë në vëzhgim të gjithë kandidatët për ekipin kombëtar, duke përfshirë edhe Alex Sandron. Ai është i ngjashëm me Roberto Carlosin, veçanërisht me nivel teknik dhe ka aftësi të mira dribluese. Alex Sandro është më pak fizik. Ai nuk është aq i fuqishëm sa ishte Roberto Carlos”, shtoi legjenda brazilian.

Juventus shpresojnë të kryej marrëveshjen në ditët e ardhshme me brazilianin, ndërsa deri më tani ka nënshkruar me Sami Khediran, Mario Mandzukicin, Simone Zazan, Neton dhe Paulo Dybalan. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app