Gjithçka është zbavitje, siç ka thënë Roger Waters, i inspiruar nga vepra e kulturologut Neil Postman – “Amusing Ourselves to Death” (Duke e zbavitur veten deri në vdekje). Në albumin e tij të finalizuar më 1992, “Amused to Death”, lufta fillon dhe mbaron në CNN, si një garë zbavitëse, ku lajmi bëhet atraksion e bastet për arenat sportive zëvendësoheshin me bastet për betejat dhe luftën.
Në këtë album gjendet kënga “Watching TV”, që flet për viktimat – e luftës, të politikës dhe të darvinizmit të padrejtë social – me të cilët nuk merret kush. Kënga është inspiruar nga ngjarjet në Sheshin Tjenanmen të Pekinit më 1989 dhe i kushtohet një vajze të re të vrarë, “trëndafilit të verdhë, me rroba të përgjakura.”. Për Watersin ajo është një në pesëdhjetë milionë viktimat e komunizmit kinez, është motra e secilit, simbol i dështimit tonë, por që mund të na ndihmojë… sepse vdiq në TV.
“Është motra e secilit/ Është simbol i dështimit tonë/ Është një në pesëdhjetë milionë/ Që të çlirohemi mund të na ndihmojë/ Sepse, ajo vdiq në TV”, thotë Waters, që si ndër të rrallët në skenën e muzikës rok është marrë me problemet e shoqërisë të varur nga teknologjia dhe problemet psikologjike të njeriut modern.
Me albumin “Amused to Death” ai merret me mediat, rolin pozitiv që mund ta luajnë, po edhe maninë e masave për zbavitje – madje edhe në lajmet e tmerrit. Prandaj, askush nuk e kujton “trëndafilin e verdhë” pa çka që diku dikush bërtet: “Dhe vajtoj për motrën time”!
Nga: Roger Waters
Përktheu: Agron Shala
Po shikonim televizorin
Në Sheshin Tienanmen,
më humbi e dashura.
Trëndafili i verdhë,
Me rroba të përgjakura.
Ishte gatuese brumërash,
në një tavernë që shërben Dim Sum në kanalin e Jangcesë.
Flokët i kishte vezulluese,
Ishte e bija e një inxhinieri.
Lotoje një lot,
Për trëndafilin tim të verdhë
Trëndafilin tim të verdhë
Me rroba të përgjakura.
Kishte gjinj të përsosur,
Mbante shpresa të mëdha,
Sytë i kishte si bajame,
Kofshët i kishte të verdha,
Studionte filozofi.
Pse s’vajton me mua,
Për trëndafilin tim të verdhë
Lotoje një lot,
Për rrobat e saja të përgjakura.
Flokët i kishte vezulluese,
Kishte gjinj të përsosur,
Mbante shpresa të mëdha,
Sytë i kishte si bajame,
Kofshët i kishte të verdha,
Ishte e bija e një inxhinieri.
Nxirrni revolet,
Nxirrni gurët,
Thikat nxirrni jashtë,
Prejini deri në asht.
Ata lakejt e stërshitësve,
Kanë ndërtuar mullinj satanikë,
Që prodhojnë Ferrin në Tokë
Kanë blerë ulëset në rendin e parë në Kalvar,
Po për mua rëndësi nuk kanë.
Dhe vajtoj për motrën time.
(Popull i Kinës
Mos i harroni, mos harroni
Fëmijët që vdiqën për ty
Rroftë Republika
A kemi bërë diçka pas kësaj
E kam ndjenjën se po)
Shikonim televizorin
Mbante një shami të bardhë ku shkruante
“Liri tani!”,
Mendonte se Muri i Madh i Kinës,
Do të bëhej copë.
Ishte studente,
Babanë e kishte inxhinier
Lotoje një lot,
Për trëndafilin tim të verdhë
Trëndafilin tim të verdhë
Me rroba të përgjakura.
Gjyshi i saj e luftoi plakun Çang Kaj-shek,
Atë horrin e ultë e pisin e keq,
Që urdhëronte trupat e tij
Të vrasin gra e fëmijë.
Merreni me mend, merreni me mend.
Në pranverën e vitit 1948,
Mao Ce-duni u nervozua keq,
E dëboi atë diktatorin plak Çang,
Nga shteti kinez.
Çang Kaj-sheku shkoi në Formozë,
E armatosi ishullin Kuomoj.
Predhat fluturonin mbi Detin Kinez,
Formozën e bënë fabrikë këpucësh
E Tajvan emrin ia vunë.
Është e ndryshme nga njeriu i Kromanjonit,
E ndryshme nga Ana Bolejni,
E ndryshme nga Rozenbergët,
Dhe nga një çifute e panjohur.
Është e ndryshme nga një nikaraguane e panjohur,
Gjysmë heroinë, gjysmë viktimë,
Ajo është një “viktoheroinë”, një koncept i ri.
Dhe ajo është e ndryshme nga Dodo,
Dhe nga Kankabono,
E ndryshme nga aztekët,
Dhe nga çerokitë.
Është motra e secilit,
Është simbol i dështimit tonë,
Është një në pesëdhjetë milionë
Që të çlirohemi mund të na ndihmojë.
Sepse, ajo vdiq në TV.
Dhe vajtoj për motrën time.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Kundër flokëve të gjatë

Fotografitë ikonike të revistës “Face”

GJUHA SHQYPE

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë