Duka: Shaqiri, Behrami dhe tjerët nuk kanë të drejtë të na shiten si atdhetarë

Në marrëdhënien mes Gianni De Biasit dhe kombëtares sonë, ai “pa” si të privilegjuar të parin.
“Ne kemi lidhur një kontratë me De Biasin, dhe kjo kontratë është më shumë fati i tij, se sa fati i futbollit shqiptar”, por po aty nuk mungoi të shprehte vlerësimet për atë që italiani po bën nga stoli i kombëtares.
Më tej, teksa ishte duke folur për shqiptarët që luajnë për kombe të tjera, ai tha se “nuk bie dakord me një lojë të dyfishtë e hipokrite që këta lojtarë bëjnë; nga njëra anë kanë bërë zgjedhjen e tyre, që duhet respektuar, nga ana tjetër duan të shfaqen edhe si shqiptaro-mëdhenj”, tha ai saktësisht, transmeton Express.
Në këtë diskutim e sipër, ai bëri një “diversion” brenda familjes Xhaka.
“Xhaka ynë është futbollist më i mirë se sa Xhaka i Zvicrës”, ia bëri ai.
Lidhur me vendimin që pritet nga strukturat e UEFA-s pas ndeshjes në Beograd, ai, pa e shprehur, la të nënkuptohej frikën se mund të penalizohet edhe kombëtarja shqiptare.
“Por ne nuk memritojmë që të penalizohemi; nuk kemi asnjë përgjegjësi për atë që ndodhi”, u shpreh ai. /telegrafi/




















































