Kjo zhvendosje, sipas tij, mund të ndodhë për shkak të problemeve tjera që vijnë në rritje, si armët bërthamore të Iranit apo mbajtja e zgjedhjeve në Rusi.

Surroi ka thënë se institucionet e Kosovës e kanë për obligim ta përgatisin vendin për pavarësi deri në fund të vitit.

"Nëse kërkon mbështetje atë do ta kesh në të kundërtën do të mbetesh pa të", ka komentuar Surroi pyetjen nëse shpallja e pavarësisë do ta ketë mbështetjen e shteteve perëndimore.

Kreu i ORA-së, Surroi nuk ka dashur ti komentojë pyetjet e gazetarëve pse Prishtina nuk ka datë të shpalljes së pavarësisë dhe nëse për këtë fajtorët kryesorë janë kryetari Sejdiu dhe ai i PDK-së, Hashim Thaçi, por është shprehur se nuk ka koordinim në ekipin e unitetit për këtë çështje.