Napoli ka shënuar fitore ndaj Atalantas me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të të Serie A.
Khvicha Kvaratskhelia dhe Amir Rrahmani i shënuan golat në këtë takim për fitoren e napolitanëve.
Rrahmani ishte prej më të mirëve në fushë, duke u vlerësuar nga SofaScore me notën 7.9.
Ai kishte edhe pse spastrime, dy ndërhyrje në top dhe shtatë nga dhjetë duele të fituara.
Në anën tjetër Berat Gjimshiti kishte tre aksione të ndërprera, dy ndërhyrje në top dhe dy spastrime nga zona.
Ai fitoi edhe dy duele dhe ishte i saktë me një top të gjatë./Telegrafi/