LAJMI I FUNDIT:

Dubai ndaloi përgatitjen e ushqimeve me alkool nëpër restorante

Dubai ndaloi përgatitjen e ushqimeve me alkool nëpër restorante

Autoritetet e qytetit kanë urdhëruar shefat e restoranteve të mëdha në Dubai, se më nuk mund të përdorin alkoolin për të përgatitur ushqimet, shkruan gazeta “National”.

Urdhri i ndalesës daton prej vitit 2003, shkruan gazeta, por autoritetet e qytetit vendosën ta implementojnë pas ankesave të klientëve myslimanë, të cilët nuk kanë qenë të njoftuar se ushqimet në disa restorante përgatiten me alkohol.

Sipas gazetës “National”, kuzhinierët e disa restoranteve kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, ndërsa disa prej tyre kanë thënë se ndalesa e përdorimit të alkoolit gjatë përgatitjes së ushqimeve prishë shijen e gjellës.

Ky vendim nuk ka të bëjë me pijet alkoolike të cilët do të vazhdojnë të shërbehen nëpër restorante dhe hotele të cilat posedojnë leje. /Telegrafi/