Në ngjarjen e madhe të “Variety’s Power of Women”, Dua Lipa shkëlqeu në një mbrëmje të veçantë, ku u shfaq e veshur me një fustan të kuq të mrekullueshëm që tërhoqi vëmendjen.
Ajo koordinonte veshjen e saj me flokët e saj të zjarrtë ngjyrë kumbulle, të stiluara lehtë dhe në valë të lirshme.
Dua Lipa u pa e buzëqeshur dhe duke u argëtuar gjatë gjithë mbrëmjes, duke konfirmuar miqësinë e saj të ngushtë me aktoren Margot Robbie.
Dy yjet e Hollywoodit qëndruan së bashku dhe realizuan një sërë fotografish, duke u përqafuar dhe duke shkëmbyer të qeshura në tapetin e kuq.
Më vonë, gjatë darkës, miqtë u ulën së bashku dhe vazhduan të shijonin mbrëmjen, ku Dua Lipa nderoi Margot Robbie me çmimin “Prodhuesja artistike e vitit”.
Lidhja e tyre dhe gëzimi i ndjerë në prani të njëra-tjetrës ishin vërtet në qendër të vëmendjes gjatë këtij eventi të rëndësishëm.
Yjet kanë punuar së bashku në filmin e famshëm të regjisores Greta Gerwig, “Barbie”.
Dua luan rolin e sirenës “Barbie” në këtë film, gjersa këndon edhe kolonën zanore të titulluar “Dance The Night”, ndërkohë Margot Robbie ka rolin kryesor në film. /Telegrafi/